Boterori 2022

Cristiano çfarë je duke bërë?


Photo: FIFA

Cristiano Ronaldo i la fansat të hutuar gjatë fitores së Portugalisë ndaj Ganës, pasi nxori diçka nga pantallonat e shkurtra dhe e përtypi të enjten mbrëma.

Pamjet tregojnë ish-sulmuesin e Manchester United duke futur dorën në pantallonat e shkurtra të tij, për rreth pesë sekonda, përpara se të nxjerrë një objekt jashtë dhe më pas ta fusë atë në gojë.

Video është bërë virale në mediat sociale, me shumë fansa të habitur nga ajo që kishin parë nga pesë herë fituesi i Topit të Artë.

Përsa i përketë ndeshjes, Portugalia triumfoi 3-2, teksa Ronaldo shënoi golin e parë të takimit me 11 metërsh. Ai u bë lojtari parë në histori që shënon të paktën një gol në pesë Kupa Bote të ndryshme.

Duke folur pas fitores ndaj Ganës Ronaldo tha se “është e rëndësishme që ne fituam”, duke tundur kokën kur dëgjoi të përmendet emri i United.

“Ishte një javë që përfundoi këtë kapitull. Është mbyllur dhe tani dua të filloj me këmbën e mirë. Kemi filluar këtu, kemi fituar. Unë dua të ndihmoj ekipin tim dhe të gjithë pjesën tjetër të skuadrës”.

Ky është një moment i bukur, Botërori im i pestë. Është shumë e rëndësishme të fitosh. E dimë në këto gara, ndeshjen e parë në vendimtare. Por, gjithashtu, rekordi botëror, lojtari i vetëm që ka shënuar në pesë Botërorë më bën shumë krenar”, përfundoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore