Lajme

Cramon: “Serbët në Kosovë votojnë vetëm një parti, kjo nuk është pluralizëm”


Raportuesja në Parlamentin e BE-së, Viola Von Cramon.

“Paqësore, pluraliste dhe të mirë-organizuara”, i cilësoi zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë, Raportuesja në Parlamentin e BE-së, Viola Von Cramon.

Por, sa i përket shumësisë ose pluralitetit të mundësisë për të zgjedhur, të njëjtët gjë nuk e tha për komunitetin serb në Kosovë, përkatësisht koncentrimin e votës në një parti të vetme serbe, atë të Listës Serbe.

“Pavarësisht faktit se mazhoranca serbe votoi për Listën Serbe, shumë më mirë do të kishte qenë po të kishte pasur kandidatë dhe parti të tjera serbe në zgjedhjet në Kosovë”.

Serbët në Kosovë, qëndrojnë brenda “një” opsioni zgjedhor, opsionin për të zgjedhur atë që është gjithmonë e njëjtë e që u servohet nga Beogradi, Listën Serbe, andaj sipas Viola von Cramon, “serbët nuk kanë zgjedhje tjetër”.

Këto komente Cramon i bëri në një intervistë dhënë për N1.

“Edhe pse serbët mund të votojnë për Listën Serbe, është më mirë të ketë pluralizëm dhe kandidatë tjerë. Është mirë që morën pjesë në zgjedhje, mirë që janë pjesë e procesit, por pse të mos lejohen kandidatë dhe parti tjera? Kjo gjë duhet për të reflektuar shumëllojshmërinë e popullit në Kosovë”, u shpreh Cramon.

Lista Serbe fitoi pa balotazh 9 komuna me shumicë serbe në Kosovë, ndërsa vetëm në Kllokot shkon në raund të dytë të zgjedhjeve pasi nuk arritit të merr shumicën relative të votës së përgjithshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore