Pajisje

CPU:”truri” i kompjuterit


Shpesh kemi dëgjuar të tjerët që i referohen Njësisë Qendrore të Përpunimit (CPU) të një kompjuteri si “truri” i kompjuterit. Por shumë nuk e din çka do të thotë kjo saktësisht. Ashtu si truri njerëzor, përgjegjësia kryesore e një CPU është të ekzekutojë udhëzime.

Udhëzimet që merr truri ynë merën nga shqisat tona (shikimi, shija, ndjesia, etj.). Ndërsa udhëzimet që merr CPU-ja referohen në “Assembly (or Machine) Language”. Ngjashëm me mënyrën se si truri ka rajone të ndryshme që ka përgjegjësi të ndryshme, një CPU ka dy përbërës kryesorë, të njohur si “Control Unit (CU)” dhe “Arithmetic & Logical Unit (ALU).”.

ALU merr dhe interpreton udhëzime nga CU dhe kryen të gjitha llogaritjet matematikore dhe logjike përmes përdorimit të portave logjike “logic gates”. Siç mund ta imagjinoni, edhe proceset më të thjeshta të kryera nga një kompjuter kërkojnë një numër të madh të portave logjike. Këto grupe të portave logjike njihen si regjistra, ka lloje të ndryshme të regjistrave, funksioni kryesor i çdo regjistri është të ruajë të dhëna dhe t’i bëjë ato të arritshme shpejt nga përbërësit e tjerë të kompjuterit.

Të dhënat nga ALU transmetohen në pjesë të tjera të CPU përmes rrugëve elektrike të njohura si “Internal bus.” Analogjia e trurit përshtatet edhe këtu me “brain’s dendrites” e cila marr dhe transmeton të dhëna në pjesë të tjera të trurit.

“Internal bus” kanë dy pjesë kryesore: “data bus” dhe “address bus”. Këto të dyja punojnë së bashku për të përcjell të dhëna aktuale në një destinacion specifik.  Ky transferim ndodh kur sinjalet elektrike dërgohen përmes linjave RD (lexo) ose WR (shkruaj) në “Random Access Memory”(RAM).

Cikli i orës është po ashtu një pjesë e rëndësishme e CPU-së e cila përdoret për të matur shpejtësinë e “instruction sets” të dërguara nga CPU në RAM të kompjuterit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore