Futboll

Covid zbras fushat e ekipeve në Kupën e FA-së


Ndeshja e Southampton kundër Shrewsbury Town për Kupën e Shoqatës së Futbollit (Football Association/FA), e cila do të zhvillohei këtë fundjavë, është shtyrë pasi është lokalizuar një shpërthim i coronavirus-it në Ligën e Parë të Britanisë.

Gjithashtu ndeshjet e Aston Villa – Liverpool dhe Brentford – Middlesbrough, rrezikojnë të shtyhen për po të njejtën arsye.

Gjendja e Aston Villa-s duket e rënduar duke qenë se ka mbyllur edhe fushat stërvitore.

Klubi i Aston Villa-s është shprehur mbi situatën që po përjeton nëpërmjet një deklarate:

Një numër i madh i lojtarëve dhe pjesëtarë të stafit, kanë rezultuar pozitiv pas testimit rutinor që zhvilluam këtë të hënë (4 janar).

Seanca stërvitore e ekipit të parë. që do të zhvillohej përpara ndeshjes kundër Liverpool, është anuluar. Diskutimet me përfaqësues të mjekësisë së klubit, të FA-së dhe të Premier Ligës, janë ende në vazhdim”, përfundoi klubi i Aston Villa-s.

Njëlloj si Aston Villa, Middlesbrough vuan nga mungesa e lojtarëve dhe do të detyrohet të marrë nga ekipi U23 (nën 23-vjeç), që të mbyllë ndeshjen kundër Brentford. Kjo lëvizje do të kryhet në kuadër të rregullores së FA-së, e cila citon se “ndeshjet duhen përmbyllur nëse ekipet kanë të paktën 14 lojtarë”.

Fushat stërvitore të Middlesbrough ndajnë të njëjtin fat me ato të sfidantëve. Stafi mjekësor i klubit ka testuar futbollistët e tij brenda në makinat e tyre dhe ka nisur mbrapsht të gjithë ata që dolën pozitiv – pa dalë nga makinat.

Javën e ardhshme, pritet një vendim zyrtar nga bordi drejtues i Lojërave Profesionale./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore