Shqipëria

COVID-i në Shqipëri/ 1 humbje jete, 73 raste të reja


Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë kryer 1 mijë e 41 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me coronavirus 73 qytetarë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se po në 24 orët e fundit, një person ka humbur jetën.

Ndërkohë, janë shëruar 217 persona.

Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 39 pacientë, nga të cilët katër janë në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bërë apel qytetarëve për t’u vaksinuar, me qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit që po ofrojnë shërbimin kudo në vend.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore