Lajme

Covid-19: Zyrtarët e lartë shëndetësorë u bëjnë thirrje amerikanëve të vaksinohen


Tre zyrtarë të lartë federalë të shëndetësisë u shfaqën në Capitol Hill të enjten e 15 prillit dhe iu lutën Amerikanëve të vaksinohen kundër coronavirusit.

Ata u ndalën pak mbi hetimin nëse vaksina Johnson & Johnson lidhet me një numër të vogël të rasteve të mpiksjeve të gjakut, ose kur do të vihet përsërit vaksina në përdorim.

“Shpresojmë se do të marrim një vendim shumë shpejt, nëse do të mund ose jo, të rikthehemi në rrugën e duhur me këtë vaksinë shumë efektive”, tha Dr. Anthony S. Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i Presidentit Biden për coronavirusin, në një panel të Shtëpisë së Bardhë.

Komentet e Dr. Fauci-t erdhën ndërsa e ardhmja e vaksinës me një dozë Johnson & Johnson është vënë në diskutim.

Në fillim të kësaj jave, Administrata e Ushqimit dhe Barnave dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve bënë thirrje për një pauzë në përdorimin e vaksinës në vazhdën e raporteve të një numri të vogël të mpiksjeve të rralla të gjakut te përftuesit.

Megjithëse është e paqartë nëse vaksina ishte përgjegjëse për mpiksjet, injeksionet u ndalën papritur në të gjithë SHBA-të.

Të mërkurën, një panel këshillimor i CDC-së sugjeroi se do të duhej një javë deri në 10 ditë para se ata të kishin informacion të mjaftueshëm për të vlerësuar rreziqet e vaksinës dhe të mund të merrnin një vendim në lidhje me të ardhmen e saj.

CDC-ja njoftoi të enjten se paneli do të mbajë një takim tjetër urgjent në 23 prill.

Ndërkohë, zyrtarët Dr. Fauci; Dr. Rochelle Walensky, drejtoreshë e CDC-së; dhe Dr. David Kessler, i cili drejton fushatën e vaksinave të administratës Biden u bënë thirrje amerikanëve që të vazhdojnë të vaksinohen.

“Shpresoj se të gjithë mund të bashkohemi dhe ta dërgojmë atë mesazh”, veçanërisht mes përhapjes së varianteve shqetësuese, tha Dr. Kessler, duke shtuar se tre vaksinat e autorizuara federale kanë “një profil të shkëlqyeshëm sigurie”.

Gjatë një seance që zgjati më shumë se dy orë, vetëm një ligjvënës, Përfaqësuesi Mark Green, Republikan i Tenesit, i cili është një mjek pyeti për vaksinën Johnson & Johnson.

Ai u bëri thirrje mjekëve që të jenë të kujdesshëm kur flasin për hetimin, duke thënë se ai shqetësohet se do të ngjallte frikë dhe do t’i dekurajonte njerëzit të vaksinoheshin.

Me variante të reja shqetësuese të përhapjes së virusit, Dr. Fauci dhe të tjerët përshkruanin në mënyrë të përsëritur të treja vaksinat e autorizuara federalisht, nga Johnson & Johnson, Pfizer-BioNTech dhe Moderna si shumë të sigurta dhe efektive.

Raportimet e mpiksjes së gjakut ishin goditja e dytë e fundit ndaj vaksinës Johnson & Johnson.

Rreth 7.7 milionë amerikanë kishin marrë vaksinën Johnson & Johnson, më pak se 4 përqind i më shumë se 198 milionë dozave të administruara në të gjithë vendin. Vaksinat Pfizer dhe Moderna kanë një furnizim shumë më të madh.

Zyrtarët vërejnë se mpiksjet e gjakut janë jashtëzakonisht të rralla; një numër i madh rastesh përfaqësojnë më pak se një në një milion marrës, megjithëse ky vlerësim i incidencës mund të rritet nëse raportohen më shumë raste.

Zyrtarët e administratës Biden thonë se mungesa e vaksinës Johnson & Johnson mund të mos ketë një ndikim të madh në fushatën e vaksinimit në SHBA.

Por nëse përdorimi i vaksinës është rreptësisht i kufizuar në të gjithë botën, mund të jetë katastrofik për përpjekjen globale të vaksinimit.

Ata kishin shpresuar që vaksina Johnson & Johnson, së bashku me një vaksinë të ngjashme të zhvilluar nga AstraZeneca, do të ndihmonte në furnizimin e botës sepse ato janë më pak të kushtueshme dhe më të lehta për tu ruajtur dhe trajtuar sesa vaksinat Pfizer dhe Moderna.

Por ka pasur gjithashtu raporte të mpiksjeve të rralla të gjakut në përftuesit e vaksinës AstraZeneca, duke çuar një numër vendesh të rishikojnë përdorimin e saj.

Përshtatur nga New York Times për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore