Sport

Covid-19 tkurri shpenzimet në merkaton e janarit


Mbyllja e merkatos së janarit, zbuloi dhe një fakt për ekonomin e klubeve. Pandemia i ka ulur ndjeshëm shpenzimet dhe kjo është e dukshme. As klubet e mëdha si Real Madrid-i dhe Barcelona nuk kanë afruar asnjë lojtar këte merkato.

Gjithë klubet e La Ligës shpenzuan 22 milionë euro në merkaton dimërore. Në vitin 2018, klubet e La Ligës, kishin shpenzuar rreth 300 milionë euro.

Ndërkohë që West Ham-i shpenzoi 23 milionë euro, për blerjen përfundimtare të Said Benrahma-s. Ajax-i shpenzoi mbi 22 milionë euro për Sebastian Haller-in.

Real Sociedad-i mori Carlos Fernandez-in nga Real Sociedad-i për 10 milionë euro. Sevilla për shtatë milionë euro transferoi Alejandro Gomez-in dhe Villarreal-i mori Etienne Capoue-n për dy milionë euro.

Në Premier Ligë pati shpenzime mbi 80 milionë euro. Aston Villa nënshkroi Morgan Sanson-in nga Marseille për 16 milionë euro, Manchester United-i, nënshkroi me Amad Diallo-n nga Atalanta për 21 milionë  etj.

Klubet e Serisë A shpenzuan 77 milionë euro. Juventus-i bleu Nicolo Rovella-n nga Genoa për 18 milionë euro. Me këta të fundit që blen nga Juventus-i, Manolo Portanova-n për 10 milionë euro dhe Elia Petrelli-n për tetë milionë euro.

Parma transferoi Dennis Man-in për 13 milionë euro, Atalanta mori Joakim Maehle-n për 11 milionë euro dhe Torino nënshkroi me Antonio Sanabria-n për shtatë millionë euro.

Në Bundesligë u shpenzuan 47 milionë euro. 20 milionë euro kushtoi transferimi i Dominik Szoboszlai-t nga Salzburg-u te Leipzig-u. Bayer Leverkusen-i shpenzoi 11 milionë euro për Jeremie Frimpong-un dhe Borussia Monchengladbach-u mori Manu Kone-n për tetë milionë euro.

Liga e Parë në Francë, nuk shpenzoi shumë gjithashtu. PSG-ja nuk kreu asnjë transferim. Monaco bleu për 20 milionë euro, Krepin Diatta-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore