Lajme

COVID-19 s’ka kaluar: 2 të vdekur dhe paralajmërim i zymtë nga ministri


QKUK

Dita e diel ka shënuar dy vdekjet e fundit në Kosovë nga COVID-19, ka njoftuar Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.

“Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, derisa edhe ministri i Shëndetësisë, ka paralajmëruar “vjeshtë të vështirë”, sa i përket pandemisë.

“Është shumë e mundshme që do të kemi një vjeshtë më të vështirë sesa që e kemi verën tash”, tha Rifat Latifi në një prononcim për agjencinë e lajmeve Ekonomia Online.

Ai e ka përjashtuar skenarin se kjo vështirësi me COVID-19 ka të bëjë vetëm me shtetin e Kosovës.

“Shtetet e ndryshme në Evropë kanë marrë masa më të rënda”, shtoi Latifi, pa specifikuar nëse edhe Kosova do të bëjë diçka të tillë. “Ne do t’i marrim ato masa që na duhet mi marr”.

Rifat Latifi

Në anën tjetër IKSHPK lut qytetarët që të vazhdojnë vaksinimin.

“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë të dytë dhe të tretë mund të vaksinohen të gjithë personat e moshës mbi 12 vjeç”.

“Me dozën e katërt, mund të vaksinohen personat e moshës mbi 60 vjeç, me kusht që të kenë kaluar katër muaj nga marrja e dozës së tretë”.

 

MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19.

Kurse vetë ministri në fund të intervistë së tij ka deklaruar se mbase “na duhet të mësohemi me COVID-19 për disa vjet”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore