Bota

Covid-19 përhapet në Antarktidë


Koronavirusi mbërrin edhe në Antarktidë, kontinentin e vetëm i cili ishte i paprekur nga Covid-19, pas raportimit nga ushtria kiliane të 36 rasteve pozitive në qëndrën kërkimore “Bernardo O’Higgins”.

Të gjithë të prekurit, ndër të cilët 26 ushtarë dhe 10 punëtorë të mirëmbajtjes, u evakuan menjëherë drejt Kilit.

Ky lajm vjen pasi marina kiliane konfirmoi tre raste pozitive në një anije që po transportonte furnizime dhe personel të ri në qendrën kërkimore.

Kjo do të thotë se raste me Covid-19 janë regjistruar tashmë në të gjithë kontinentet e globit.

Anija “Sargento Aldea” mbërriti fillimisht në stacionin kërkimor në 27 nëntor. Ajo u kthye në Kili në 10 dhjetor. Tre pjestarë të ekuipazhit rezultuan pozitivë me Covid-19 në kthim.

Marina kiliane theksoi faktin se të gjithë ata që u nisën drej Antarktidës iu nënshtruan testit PCR dhe rezultuan negativë. Pavarësisht kësaj, virusi ka qenë i pranishëm tek ekuipazhi dhe është përhapur më gjerë.

Kili deri tani numëron mbi 585 mijë raste. Ndër to, edhe rastet e para të Covid-19 në kontinentin e akullt./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore