Lajme

COVID-19 në Shqipëri/Asnjë humbje jete, 25 raste pozitive


Gjatë 24 orëve të fundit është nuk është regjistruar asnjë humbje jete nga coronavirus-i. Kanë rezultuar pozitivë 25 persona.

Përkatësisht pozitiv kanё rezultuar nёntё raste në Tiranë, gjashtë raste në Has, tre raste në Shkodёr, dy raste në Lezhë, Sarandë, dy raste në Elbasan, 1 rast nё Kurbin, Mirditё.

Vetëm tetё pacientë janë duke marrё aktualisht trajtim spitalor.

Në 24 orët e fundit janë shëruar shtatё qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130 mijë e 125 që nga fillimi i epidemisë.

Kanë humbur jetën 2 mijë e 456 qytetarë, që nga fillimi i pandemisë. Janë kryer 871 mijë e 199 testime totale dhe 2 mijë e 377 testime ditore.

Aktualisht janë 254 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin.

Katër qarqe në Shqipëri janë shpallur COVID-free, të mërkurën e 30 qershorit, duke mos shënuar më asnjë rast aktiv me virusin vdekjeprurës.

Gjirokastra, Dibra, Kukësi dhe Korça janë qarqet pa asnjë rast me COVID-19.

Më herët Vlora u shpall qarku i parë Covid-free.

Masat e reja lehtësuese

Nga 1 korriku kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër Covid-19, me një lehtësim të dukshëm pas rasteve të vazhdueshme në ulje dhe një fushatë vaksinimi ndër më të suksesshmet në Evropë.

Aspekti më kryesor është ai i heqjes së mbajtjes së detyrueshme të maskave në ambientet e hapura publike. Pavarësisht kësaj, barriera mbrojtëse do të jetë e detyruar të mbahet në ambientet e mbyllura. Po ashtu, edhe në ambiente të jashtme, ku është e pamundur të ruhet distancimi social.

Ora policore do të pësojë gjithashtu ndryshim, duke lejuar lëvizjen për një orë më shumë. Nga një orë policore prej 23:00-06:00, ajo do të shtyhet në 24:00 dhe do të përfundojë në 06:00.

Nga këto lehtësime, nuk përftojnë klubet e natës dhe diskot. Ato do të vijojnë të jenë të mbyllura, ndërsa muzika do të lejohet deri në orën 22:00.

Fushata e vaksinimit

Fushata e vaksinimit masiv vijon gjithashtu me ritme të shpejta. Ndërkohë deri më tani janë vaksinuar mbi 968 mijë shqiptarë.

Mbi 300 mijë qytetarë, i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-Covid.

Në Shqipëri kanë mbërritur deri tani mbi 900 mijë doza të vaksinave anti-Covid, ndërsa janë siguruar përmes kontratave të deritanishme, 2.4 milionë doza.

Që prej fillimit të vaksinimit masiv të popullsisë, Shqipëria renditet ndër vendet me fushatat më të suksesshme të dozave të administruara për banor.

Katër janë vaksinat e përdorura në vendin tonë: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.

Ministria gjithashtu ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën. Apel ka edhe për vijimin e zbatimit të rregullave për parandalimin e Covid-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore