Shqipëria

Covid-19 në Shqipëri, 7 humbje jete dhe 238 raste të reja


Gjatë 24 orëve të fundit, shtatë persona kanë humbur betejën me coronavirus-in dhe kanë rezultuar pozitivë 238 qytetarë në Shqipëri.

Dy javët e fundit kanë pasur një ulje të ndjeshme të rasteve të reja me Covid-19.

Aktualisht në spitalet COVID, në Tiranë dhe në spitalet rajonale Shkodër, Durrës, Elbasan, janë duke u trajtuar 221 pacientë. 14 prej tyre ndodhen në terapi intensive, nga të cilët tre janë të intubuar.

Janë kryer 2 mijë 684 testime dhe janë shëruar 517 qytetarë.

Procesi i fushatës së vaksinimit vazhdon intensivisht. Ka nisur vaksinimi masiv, për gjithë popullatën.

Sipas ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vijon intensivisht vaksinime masiv për të moshuarit, mjekët, infermierët, stomatologët, farmacistët, arsimtarët, edukatorët, punonjësit e rendit dhe punonjës të medias.

Në Shqipëri kanë mbërritur deri tani 389 mijë e 540 doza të vaksinave anti-Covid, ndërsa janë siguruar përmes kontratave të deritanishme, 2.1 milionë doza.

Më 11 prill, u mblodh sërish Komiteti i Ekspertëve, ku vendosi  zgjerimin e fashës orare të lëvizjes deri në orën 22.00.

Ministria gjithashtu ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore