Lajme

Covid-19/ Ndotja dhe efekti në klimën e planetit


Hapat e papritur të lockdown-it, një vit më parë, patën një efekt interesant në emetimin e karbonit. Të paktën shifrat po kthehen në normalitet shumë më shpejt sesa shoqëria njerëzore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli zyrtarisht Covid-19 si pandemi 11 marsin e 2020. Planeti ishte ngrohur deri në atë moment me rreth 1.2 gradë Celcius që nga kohërat para-industriale.

Lockdown-i pasoi një rënie rrënjësore të aktivitetit njerëzor, pasi shumica e botës shkoi drejt masave të bllokimit. Fabrikat ndalën operimin e tyre, qarkullimi i makinave u pezullua dhe avionët qëndruan më shumë kohë në tokë.

Pandemia i bëri shkencëtarët klimatikë të mendojnë se si të kapërcejnë disa nga vështirësitë e monitorimit të emetimeve të gazeve serë, dhe dioksidit të karbonit në veçanti, në kohë reale.

Studimi i shkencëtarëve klimatikë

Deri në maj të vitit 2020, një studim historik ndërthuri politikat e lockdown-it të qeverive dhe të dhënat e aktivitetit nga e gjithë bota për të parashikuar një rënie prej 7% të emetimeve të CO2 deri në fund të vitit.

Kjo shifër u konfirmua më vonë nga Projekti Global i Karbonit. Shumë shpejt studimi u pasua nga hulumtimet e një ekipi shkencëtarësh, të cilët përdorën të dhënat e lëvizshmërisë së Google dhe Apple për të pasqyruar ndryshimet në 10 ndotës të ndryshëm.

Të dhënat e fundit të lëvizshmërisë së Google tregojnë se, megjithëse aktiviteti ditor nuk është kthyer ende në nivelet para-pandemike, është rikuperuar deri diku.

Kjo u pasqyrua në vlerësimin e fundit të emisioneve nga ekipi, i cili tregon se, pas një kërcimi të kufizuar pas lockdown-it të parë, pati një rritje mjaft të qëndrueshme të emetimeve globale gjatë gjysmës së dytë të vitit 2020.

E gjitha kjo u pasua nga një rënie e dytë dhe më e vogël që përfaqësonte valën e dytë të Covid-19, në fund të vitit 2020 dhe fillimit të vitit 2021.

Ndërkohë, ndërsa përparonte pandemia, projekti Carbon Monitor vendosi metoda për gjurmimin e emetimeve të CO2 në kohë reale, duke na dhënë një mënyrë të re funksionale për këtë lloj shkence.

Asnjë efekt dramatik në ndryshimin e klimës

Si në planin afatshkurtër dhe atë afatgjatë, pandemia do të ketë më pak efekt në përpjekjet për të trajtuar ndryshimin e klimës nga sa kishin shpresuar shumë njerëz.

Duke parë më tej drejt 2030, modelet e thjeshta të klimës kanë vlerësuar se temperaturat globale do të jenë vetëm rreth 0.01 gradë Celsius më të ulëta si rezultat i Covid-19.

Pavarësisht nga qielli i pastër dhe i patrazuar, hulumtimi në të cilin ekipi i shkencëtarëve u përfshi, zbuloi se lockdowns-i në të vërtetë kishte një efekt të lehtë ngrohjeje në pranverën e vitit 2020.

Ndërsa industria u ndal, ndotja e ajrit ra bashkë me aftësinë e aerosoleve, grimcave të vogla të prodhuara nga djegia e karburanteve fosile. Këto të fundit e ftohin planetin duke reflektuar rrezet e diellit larg Tokës.

Ndikimi në temperaturat globale ishte jetëshkurtër dhe shumë i vogël (një rritje prej vetëm 0.03C), por ishte akoma më i madh se gjithçka e shkaktuar nga ndryshimet e lidhura me lockdown-in në ozon, CO2 ose aviacion.

Shumë nga zotimet kombëtare për klimën janë përditësuar dhe forcuar gjatë vitit të kaluar, por ato ende nuk janë të mjaftueshme për të shmangur devijimin e rrezikshëm të klimës dhe, për sa kohë që emetimet vazhdojnë, ne do të ushqehemi me sasinë e mbetur të karbonit.

Sa më shumë që të vonohet veprimi, thotë ekipi studiues, aq më të shpejta do duhet të jenë shkurtimet e emetimeve nga shtetet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore