Lajme

Covid-19: Më shumë se 17 mijë të papunë nga universitetet në Australi


Më shumë se 17 mijë njerëz në universitetet Australiane kanë humbur punët e tyre. Kjo shifër vjen që nga fillimi i pandemisë së Covid-19. Shkurtime të mëtejshme nga puna priten edhe gjatë vitit 2021. Humbjet e vendeve të punës barazohen me 13% të fuqisë punëtore universitare të Australisë.

Shefja Ekzekutive e Universiteteve Australiane, Catriona Jackson, ka deklaruar se shkurtimet nga puna do të ishin edhe me numër më të lartë, duke qenë se kufijtë mes shteteve mbeten të mbyllura. Të paktën 17 mijë e 300 njerëz kanë humbur punën nga universitetet përgjatë vitit 2020-të. Këtu është përfshirë stafi i përhershëm, por edhe ato persona, të cilët i kishin rinovuar kontratat e tyre. Sipas Unionit Kombëtar të Arsimit të Lartë (NTEU), Në Australi është shënuar një rritje me 12 mijë e 500 humbje të vendeve të përgjatë muajit tetor të vitit 2020-të.

Deklarata e Presidentes së NTEU-së

Sipas Presidentes së NTEU-së, Alison Barnes, se shkalla e humbjeve të punës gjatë tetorit ishte “tronditëse” dhe se kjo do të dëmtonte brezat e ardhshëm të Australianëve.

“Këta janë njerëz që duhet të jenë në universitetet tona, duke mbështetur studentët tanë, të cilët duhet të hartojnë kura për sëmundje si Covid-19, ose të krijojnë ndryshime teknologjike që do të ndihmojnë ekonominë tonë gjatë dekadave”, tha Barnes.

Ajo shtoi se prindërit në Australi duhet të jenë sinqerisht të alarmuar. “Ju keni marrë këto shifra të humbjeve të punës së bashku me uljet e pabesueshme të kursimeve, dhe kjo dëmton gjeneratat e ardhshme të Australisë. Dëmton cilindo që është shkollor ose që dëshiron të rikualifikohet nëse humbet punën e tij”, shtoi ajo.

Universitetet publike dhe stafi i tyre nuk ishin në gjendje të punëdhënies gjatë vitit 2020. Barnes tha se kjo kishte kontribuar në shkallën e largimeve nga puna duke shkaktuar stres financiar për individët.

“Ne kërkuam punëdhënës dhe u refuzuam në tre raste. Qeveria ka punuar në mënyrë aktive kundër çdo pakete shpëtimi ose linje shpëtimi për ato që sektori ka shumë nevojë”, theksoi ajo. “Ju shikoni njerëz që po luftojnë të paguajnë qira, dhe po përpiqen të ushqehen. Kjo është përtej ekonomisë, është ndikim në mirëqenien e njerëzve. Një anëtar më tregoi për dikë që humbi punën. Ai tani jeton në një karvan pa energji elektrike. Kjo është kostoja njerëzore e asaj që ndodh kur një qeveri federale largohet nga universitetet tona publike, të cilat me sa duket janë pjesë integrale e demokracisë, integrale e mirëqenies ekonomike dhe shoqërisë civile”, theksoi Barnes.

Reagimi i Shefes së Universiteteve Australiane

Jackson tha se humbja e secilit anëtar të stafit ishte “e keqe për komunitetin universitar dhe rezervuarin e njohurive të Australisë”.  Universitetet e Australisë vlerësuan se sektori humbi 1.8 miliardë dollarë të ardhura në vitin 2020-të, ndërkohë që është parashikuar të humbë edhe 2 miliardë dollarë në vitin 2021. Jackson tha se humbjet e të ardhurave do të vazhdojnë me vite, veçanërisht duke pasur parasysh që studentët ndërkombëtarë të mbërthyer jashtë shtetit, të cilët nuk janë lejuar të futen ende në Australi.

“Mbylljet e vazhdueshme të kufijve nënkuptojnë që universitetet përballen me tronditjen e dyfishtë të më pak studentëve të kthyer në 2020-të dhe numrat e reduktuar në 2021. Universitetet kanë punuar shumë për të kufizuar humbjet e vendeve të punës. Për fat të keq, ka të ngjarë që ne do të shohim reduktime të mëtejshme këtë vit”, tha ajo.

Barnes shtoi se 17 mijë e 300 humbjet e vendeve të punës do të kenë një ndikim të gjerë në ekonominë Australiane.

“Ata janë njerëz që papritmas kanë më pak të ardhura, njerëz që nuk mund të blejnë më gjërat që kanë mundur dikur. Aftësia e tyre për të kontribuar ekonomikisht është shumë e zvogëluar”, theksoi Jackson.

Bëjmë me dije se në Australi janë 28 mijë e 824 raste të prekura nga Covid-19. Numri total i vdekjeve është 909 dhe numri i të shëruarve rezulton 26 mijë e 70.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore