Lajme

Covid 19 krijon alarm për rritjen e martesave të parakohshme


UNICEF ka paralajmëruar se, për shkak të pandemisë, mund të ndodhin rreth 10 milionë martesa të parakohshme brenda vitit 2030. Ky risk i shtohet problematikës së 100 milionë vajzave që rrezikojnë të martohen brenda dekadës.

Martesat e vajzave nën 18 vjeç ndodhin si pasojë e disa faktorëve, të cilët lidhen me COVID-19, kryesisht nga mbyllja e shkollave, përkeqësimi i situatës ekonomike, përçarjet në shërbimet publike dhe vdekjet e prindërve.

Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Henrietta Fore, deklaroi se “COVID-19 ka vështirësuar situatën për miliona vajza”.  Ajo deklaroi se duhet t’u jepet fund martesave të fëmijëve.

Pandemia kërcënon të vendosë në pikëpyetje progresin e bërë gjatë dekadës së kaluar. Përqindja e vajzave të reja që zgjedhin të martohen nën 18 vjeç shkon nga një në pesë vajza në të gjithë botën. Njoftohet se janë shmangur rreth 25 milionë martesa nën 18 vjeç.

Sipas UNICEF-it, 650 milionë vajza dhe gra në të gjithë botën janë martuar përpara se të mbushin 18 vjeç. Gjysma e këtyre martesave ka ndodhur në Bangladesh, Brazil, Etiopi, Indi dhe Nigeri.

Sipas të dhënave të publikuara nga UNICEF-i, në vitin 2020 përqindja e vajzave të reja të martuara para moshës18 shkon në 76% në Nigeri, ndërsa në Republikën Demokratike të Kongos kjo shifër arrin në 68%. Përqindja e djemve që martohen përpara 18-vjetorit është vetëm 1 e gjashta në krahasim me vajzat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore