Shqipëria

COVID-19: Kanadaja vendos rregulla të reja për sa i përket udhëtimeve


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar rregullat e reja për të udhëtuar drejt Kanadasë, për shkak të parAndalimit të përhapjes së variantit të ri të COVID-19, Omicron.

Prej datës 21 dhjetor 2021, të gjithë udhëtarët që kanë udhëtuar jashtë Kanadasë për më pak se 72 orë duhet të kenë një test negativ PCR në kthim, i cili nuk duhet të jetë marrë në Kanada.

Gjithashtu janë hequr masat e jashtëzakonshme për udhëtarët që kthehen nga Botsvana, Egjipti, Esëatini, Lesoto, Malaëi, Mozambiku, Namibia, Nigeria, Afrika e Jugut dhe Zimbabve.

Të gjithë udhëtarët, para udhëtimit drejt Kanadasë duhet të shkarkojnë aplikacionin “ArriveCan” dhe të ngarkojnë në këtë aplikacion të gjithë informacionin e kërkuar, përfshirë statusin e vaksinimit dhe të testit PCR.

Udhëtarët e pavaksinuar që rikthehen në Kanada duhet të karantinohen për 14 ditë.

Në mbërritje në Kanada, udhëtarët mund të njoftohen nga oficerët e shërbimeve kufitare mbi përzgjedhjen rastësore të tyre për një test të detyrueshëm të mbërritjes.

Të vaksinuar plotësisht konsiderohen udhëtarët, të cilët të paktën 14 ditë para hyrjes në Kanada kanë marrë të paktën dy doza të vaksinave ose kombinim të vaksinave të pranuara nga qeveria kanadeze, ose të paktën një dozë të vaksinës Janssen/Johnson & Johnson.

Vaksina të pranuara nga qeveria kanadeze janë: AstraZeneca/COVISHIELD(ChAdOx1-S,Vaxzevria, AZD1222), Bharat Biotech(Covaxin, BBV152 A, B, C), Janssen/Johnson & Johnson, Moderna (mRNA-1273), Pfizer-BioNTech (Comirnaty, tozinameran, BNT162b2), Sinopharm BIBP (BBIBP-CorV) dhe Sinovac (CoronaVac, PiCoVacc).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore