Lajme

Covid-19/ Kanadaja jep alarmin, ndërsa rastet e infektimeve rriten


Shkalla e infeksioneve të coronavirus-it në provincën më të madhe të Kanadasë, Ontario, të premten e 16 prillit, ka shënuar rirtjen më të lartë që nga fillimi i pandemisë.

Nga ana tjetër, spitalet paralajmërojnë se janë afër mbingarkesës.

Një panel ekspertësh thonë se infeksionet në Ontario mund të rriten me 600% deri në qershor nëse masat e shëndetit publik janë të dobëta dhe normat e vaksinimit nuk rriten.

Javën e kaluar, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, Kanadaja regjistroi më shumë raste për milion sesa SHBA-ja.

Rreth 22% e kanadezëve tani kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Kjo krahasohet me 37% në SHBA.

Ontario tani po fut masa të reja të rrepta publike.

Këto masa përfshijnë një urdhër gjashtë javë qëndrimi në shtëpi.

Kufizimet në udhëtimet jo-thelbësore, përfshirë pikat e kontrollit në kufijtë me provincat fqinje të Quebec dhe Manitoba.

Kompetenca të reja për policinë për të ndaluar dhe marrë në pyetje njerëzit që largohen nga shtëpia.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, tha se qeveria federale do të ndihmonte Toronto-n, qyteti më i madh në vend, i cili është goditur rëndë nga vala e fundit.

“Ne do të bëjmë gjithçka që duhet për të ndihmuar. Diskutimet janë duke vazhduar rreth ofruesve të kujdesit shëndetësor shtesë dhe ne jemi gati të rritemi”.

Pse u përkeqësua papritmas?

Variantet e reja, veçanërisht varianti i britanik, B1.1.7, përbëjnë më shumë se dy të tretat e infeksioneve në Ontario.

Edhe me vaksinat progresive, paneli i ekspertëve paralajmëroi se numri i rasteve të reja në Ontario mund të shkojë deri në 30 mijë në ditë. Një provincë me 14 milionë njerëz, 38% e popullsisë së përgjithshme të Kanadasë.

Të premten, Ontario raportoi 4 mijë e 812 raste të reja. Dita e tretë rritjes së infektimeve që nga fillimi i pandemisë.

Pranimet në spital dhe numri i pacientëve në kujdes intensiv gjithashtu vendosën rekorde për Ontario. Përkatësisht 1 mijë e 955 dhe 701.

Paneli i ekspertëve tha se skenari më i mirë do të ulte rastet e reja në rreth 5 mijë në ditë, por vetëm me masa shumë më të rrepta të shëndetit publik sesa ato që ekzistojnë tani.

Do të kërkonte gjithashtu një normë vaksinimi prej 300 mijë në ditë – tri herë më shumë se ritmi aktual.

Situata në spitalet e Ontario-s

Javën e kaluar Kolegji i Mjekëve dhe Kirurgëve të Ontario paralajmëroi mjekët se ata mund të duhet të fillojnë të marrin vendime se kush do të pranohet në kujdesin intensiv. Pasi spitali ka mbushur puthuajse të gjitha kapasitet e saj.

Bashkëkryetari i panelit të ekspertëve të Ontario-s, Adalsteinn Broën, tha se spitalet nuk mund të funksionojnë më normalisht.

“Spitalet tona të fëmijëve po pranojnë të rritur. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në Ontario. Nuk ka ndodhur kurrë më parë në Kanada”.

Një spital fushor tani është duke u vendosur në parkun e makinave të një prej spitaleve kryesore të Toronto-s.

Si paraqitet fushata e vaksinimit?

Pas një fillimi të ngadaltë, ritmi i vaksinimit tani po rritet.

9 milionë kanadezë tani kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Moderna ka deklaruar se do të shkurtojë dërgesën e saj të ardhshme në Kanada me pothuajse gjysmën e dozave të vaksinës. Përkatësisht 650 mijë doza.

Ndërsa Pfizer do të sigurojë edhe 8 milionë doza shtesë pasi arriti një marrëveshje të re me qeverinë Kanadeze.

Ndryshe nga disa vende evropiane, Kanadaja nuk e ka administruar vaksinën Oxford-AstraZeneca.

Por po këshillon përdorimin e saj vetëm tek pacientët mbi 55 vjeç, ndërsa vlerësohet rreziku nga mpiksjet e gjakut.

Zyrtarët kanadezë të shëndetësisë thonë se rreziku nga infektimi me Covid-19 tejkalon rrezikun e mpiksjeve të rralla të gjakut.

Shoqata Mjekësore Kanadeze ka bërë thirrje për një përgjigje kombëtare, duke ndarë burimet përtej kufijve provinciale dhe territoriale për t’u dërguar në zonat më në nevojë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore