Udhëtime

COVID-19: Ishujt Seychelles heqin kërkesën për karantinim për turistët e vaksinuar


Ishujt Seychelles kanë rihapur kufijtë  e tyre duke hequr  kërkesat për vetë -karantinim për udhëtarët që janë vaksinuar kundër COVID-19.

Vizitorët e vaksinuar plotësisht do të lejohen të hyjnë në 115 ishujt.  Atyre nuk do t`u kërkohet të vetë-karantinohen  për 10 ditë. Kërkohet që pushuesit të paraqesin  rezultatin negativ të testit PCR, të marrë brenda 72 orëve të udhëtimit.

Personat që udhëtojnë duhet të paraqesin një certifikatë autentike nga autoriteti shëndetësor kombëtar,  i vendit të origjinës.  Ky dokument do të  shërbejë si provë që  turistët kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Të pozicionuar  vetëm 1 mijë e 600 kilometra larg brigjeve të Tanzanisë, ishujt Seychelles varen nga turizmi.   Për ta  turizmi përbën  65% të  prodhimit të brendshëm bruto (PBB). 

Zyrtarët shpresojnë që masat e reja do të jenë një hap drejt ringjalljes së  turizmit.

Aktualisht, turistët  jo të vaksinuar që mbërrijnë në Seychelles  lejohen të hyjnë për sa kohë sa  vetë-karantinohen 10 ditë.  Pas karantinës ata duhet  sigurojnë një rezultat negativ të PCR-së , të marrë brenda 72 orëve të mbërritjes./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore