Futboll

Covid-19 pezullon stërvitjen e Atletico Madrid-it


Ekipi i Diego Simeone-s pezulloi seancat e sotme në pritje të rezultateve të testeve. Coronavirus frikëson Atletico Madrid-in: pas pozitivitetit të Dembele-s dhe Joao Felix disa ditë më parë, një anëtar tjetër i ekipit rrezikon të humbasë ndeshjen kundër Celta-s. Madrilenët kanë pezulluar stërvitjen në fillim të javës si dhe seancën taktike të planifikuar për sot, sepse janë duke pritur rezultatet e testeve PCR. Simeone është duke pritur konfirmimin e dy pozitivëve të reja të mundshme në skuadër dhe kjo është arsyeja pse lojtarët dhe stafi do të lëvizin individualisht për në stadiumin “Wanda Metropolitano” për të luajtur ndeshjen.

Lista e lojtarëve të Atletico-s që kanë qenë infektuar me coronavirus është e gjatë: Dembele, Joao, Carrasco, Hermoso, Correa, Vrsaljko, Costa, Gimenez, Suarez, Lodi, Torreira, përfshirë dhe trajnerin Cholo Simeone. Trajneri argjentinas, pas frikës së sotme, druhet se lista mund të rritet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore