Bota

Covid 19: Gjermania dhe Franca nën presion për të përshpejtuar vaksinimin


Gjermania dhe Franca po përballen me presionin e përshpejtimit të procesit të vaksinimit. Kjo sipas burimeve, për qëllimin e mosgrumbullimit të stoqeve që nuk përdoren.

Të hënën, rregullatori mjekësor i Francës anuloi mosvaksinimin me AstraZeneca për personat mbi 65 vjeç. Nga ana tjetër, komitetit të vaksinimit në Gjermani po i ushtrohet trysni për të ndjekur shembullin e Francës dhe për të shqyrtuar aspektin e përparësisë në tërësi.

Të dy vendet flitet të kenë shfaqur problematika me administrimin e vaksinës së Oksford-it. E afektuar kjo nga konflikti në janar midis prodhuesit suedez-britanik dhe komisionit evropian.

“Shkalla e vaksinimit me AstraZeneca në Francë qëndron në 24%, shumë poshtë objektivit të 80-85%”, tha të martën një zyrtar i ministrinë së shëndetësisë. Në Gjermani dy të tretat e dozave kanë mbetur në depo.

Në qytetin perëndimor gjerman të Duisburg, një zëdhënës tha se 50 deri 70% e injektimeve me AstraZeneca ishin anuluar.

Megjithatë, skepticizmi për AstraZeneca-n duket më tepër se është një fenomen lokal i kufizuar në rajone specifike.

Shkaktuar nga problematika që lidhen më së shumti me procesin e skedulimit

Në qytetin e dytë më të madh të Gjermanisë, në Hamburg, autoritetet thanë se kishin hasur shumë pak ngurrim nga personat që i’u ishte ofruar vaksina e AstraZeneca-s. Megjithatë, pranuan se vendimi për të anuluar vaksinën vetëm tek personat mbi 65 vjeç kishte krijuar “probleme të konsiderueshme logjistike”.

Vendimi për të mos përdorur vaksinën tek ajo grupmoshë nënkuptonte se autoritetet duhet të kërkonin në mënyrë aktive njerëz të rinj me përparësi kryesore. Gjetja e punëtorëve thelbësorë siç janë personeli mjekësor dhe zjarrfikësit u arrit shpejt përmes sindikatave dhe shoqatave të punës.

Por arritja tek të rinjtë me sëmundje shoqëruese ishte një detyrë më e mundimshme. Qytetarët duhet të ftoheshin nëpërmjet postës për të rezervuar një takim, gjë që shkaktoi vonesa të konsiderueshme.

Megjithatë, disa qytete kanë filluar të provojnë mënyra krijuese për zhvendosjen e rezervave të padëshiruara. Për çdo dozë të mbetur aktualisht në Duisburg, softueri u dërgon mesazhe me tekst tre personave në një listë të vullnetarëve të interesuar. I pari që do të përgjigjet i jepet një takim për të kryer vaksinimin.

Në Francë, raportet e hezitimit të AstraZeneca kanë hedhur po ashtu dritë tek të metat e strategjisë

Pavarësisht se një pjesë e mjekëve u shprehën publikisht se nuk e rekomandojnë atë, si dhe hezitimit të disa punonjësve të kujdesit shëndetësor për shkak të efekteve anësore të përjetuara nga disa kolegë, ka pak prova që vaksina AstraZeneca po refuzohet në mënyrë aktive nga publiku i gjerë.

Analistët kanë thënë se numri i madh i stoqeve duket se ka ardhur nga mungesa e një plani rezervë.

Ashtu si shumica e vendeve të Bashkimit Evropian(BE), Franca gjithashtu nuk e ka ndjekur Mbretërinë e Bashkuar(MB) në zgjatjen e hendekut midis dozave të para dhe të dyta, sipas rekomandimeve të prodhuesit. Kjo do të thotë se duhet të mbajnë më shumë në rezervë për dozat e para të dyta.

Ndërsa miliona doza nga AstraZeneca, BioNTech dhe Moderna do të mbërrijnë në të gjithë BE-në këtë muaj, në Francë dhe Gjermani mjekët nuk janë në gjendje “të vendosin” sa më shpejt vaksinën në krahët e njerëzve.

“Nëse Gjermania do të vazhdojë vaksinimin me ritmin aktual, vendi do të grumbullojë gati 5 milionë doza të papërdorura deri në javën e tretë të marsit”, shkroi Die Welt të hënën.

Megjithatë, ritmi në Francë pritet të përshpejtohet në mënyrë të konsiderueshme. Mjekë të shumtë praktikantë janë autorizuar për të administruar dozat që nga java e kaluar. Gjtihashtu, pas një vendimi nga rregullatori i shëndetit do t’iu jepet akses dhe farmacive të vendit.

Kryeministri francez, Jean Castex, tha se personat mbi 50 vjeç do të marrin dozen brenda mesit të muajit maj.

Nga ana tjetër, flitet se ka ende hapësira për të rritur efikasitetin e vaksinimit në Gjermani. Megjithatë, 6 nga 16 shtetet e vendit  raportuan se nuk ishte kryer asnjë vaksinim gjatë ditës së hënë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore