Lajme

Covid-19, Evropa “në garën e vaksinave për të shpëtuar turizmin”


Evropa mund të jetë në prag të një vere të zhurmshme, me fluturime ajrore të mbushura dhe bare buzë plazhit plot me turistë të lumtur.

Ajo po përballet me një sezon tjetër të zymtë të pushimeve, për shkak të kufizimeve të udhëtimit, rregullave të karantinës dhe me një industri të mbyllur.

Ajo çfarë ngre dyshimet e ekspertëve, është nëse vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), do të jenë të kënaqur t’i lënë vendimmarrjen Komisionit Evropian (KE) në Bruksel. I cili ka dështuar në programin e blerjes së vaksinave. BE-ja do te vendosë nëse do t’i marrin gjërat në duart e tyre.

Sipas ekspertëve Greqia, tashmë ka arritur një marrëveshje për të mirëpritur turistë nga Izraeli nëse ata kanë një pasaportë vaksine.

Dhe Qipro ka thënë se do të mirëpresë turistët britanikë nga 1 maj, për sa kohë që ata kanë marrë dy doza të çdo vaksine të miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

“Ne jemi vërtet të kënaqur me këtë zhvillim. Do të jetë me të vërtetë efektive dhe shumë e mirë për linjat ajrore të caktojnë fluturimet e tyre. Qiproja është tradicionalisht një destinacion shumë i popullarizuar për Turistë britanikë “, tha drejtori i përgjithshëm i Shoqatës së Hoteleve të Qipros, Philokypros Roussonides.

Turizmi në rrezik

Turizmi është biznes i madh, pasi siguron 27 milionë vende pune në Evropë. Ku gjenerohet rreth 10% të PBB-së së BE-së.

Ekonomitë e vendeve si Greqia, Spanja dhe Italia nuk mund të rimëkëmben derisa industria turistike të rihapet.

PBB-ja e Ishujve Balearik, që përfshin Majorkën, ra me 27% vitin e kaluar. Nëse një sezon i dytë veror humbet nga Covid-19, pasojat do të jenë katastrofike.

Një zyrtar i turizmit në Majorka-s e përshkroi situatën si “të paqëndrueshme” dhe tha se nëse turistët nuk do të lejoheshin të ktheheshin, shumë biznese lokale do të zhdukeshin.

Ruajtja e verës varet nga dy probleme në mbarë Evropën. Njëra ka tëq bëjë me vaksinimin e njerëzve. Pastaj me rregullat e përbashëkta nëse e drejta për të udhëtuar duhet të lidhet me statusin e vaksinimit.

Përhapja e ngadaltë e vaksinave

Sipas një llogaritje të ekpsertëve, nëse vazhdimi i vaksinimit vazhdon me ritmin aktual, Belgjika nuk do të arrijë pragun e mbrojtjes së 70% të popullsisë së saj deri në korrik 2023. Deri më tani vetëm 4.96% e belgëve kanë marrë një dozë vaksine.

Ndërsa data e llogaritur për Gjermaninë ishte shtatori 2022. Ku deri më tani vetëm 5.5% e gjermanëve kanë arritur të marrin njërën dozë të vaksinës.

Sipas eksepertëve, qeveria belge, gjermane dhe KE-ja, do të argumentojnë që dalja në treg do të mbledhë ritmin, nëse furnizimet përmirësohen dhe aprovohen vaksinat e reja.

Por ajo që tregojnë këto shifra është se programi i vaksinimit deri më tani në BE ka qenë një katastrofë. Më pak se 10% e popullsisë së BE-së janë vaksinuar deri më tani, kundër 31% në Mbretërinë e Bashkuar dhe 52% në Izrael.

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, pranoi muajin e kaluar se BE-ja nuk ishte “atje ku donte të ishte” për vaksinimet.

Përhapja e ngadaltë e vaksinave ka qenë një siklet politik për KE-në, i cili mori përgjegjësinë nga shtetet anëtare individuale. Më pas ra shumë larg vendeve të tjera si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli.

Nuk mund të përballojë një dështim të dytë në pasaportat e vaksinave, por deri më tani shenjat nuk janë inkurajuese.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka sugjeruar që puna teknike për këtë çështje mund të përfundojë brenda tre muajsh.

Por problemet me pasaportat e vaksinave janë më shumë politike dhe etike, sesa teknike.

Merkel tha se nuk ishte qëllimi i BE-së, që vetëm njerëzit me pasaporta vaksine duhet të lejohen të udhëtojnë.

“Absolutisht asnjë vendim politik nuk është marrë ende për këtë”.

Frika nga diskriminimi

Disa vende duke përfshirë Francën, ku rreth 40% e të rriturve e refuzojnë marrjen e vaksinës.

Spanja, e dëshpëruar për të lëvizur turizmin përsëri, ka thënë tashmë se nuk do të kufizojë të drejtën e hyrjes për udhëtarët që janë vaskinuar.

Por nëse Merkel ka të drejtë dhe liria e lëvizjes nuk është e kufizuar vetëm për ata që kanë një pasaportë vaksine, atëherë udhëtarët mund të mendojnë se nuk ka kuptim të mbajnë një të tillë.

Vendime të mëdha politike po priten për Evropën. Liria e lëvizjes është një nga parimet themeluese të BE-së.

Nëse këto vendime do të ndihmojnë në kursimin e kësaj vere, koha për t’i marrë ato tashmë po mbaron.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore