Bordi Britanik i Kontrollit të Boksit (British Boxing Board of Control/BBBC), pezullon çdo aktivitet të muajit janar si pasojë e rritjes së rasteve me Covid-19.
Ndërkaq, ndeshja e shumëpritur midis Josh Kelly-t dhe David Avanesyan për titullin Evropian, që do të zinte vend në 30 janar, do të shtyhet për një tjetër datë.
Në kuadër të këtyre masave BBBC ka dekluar:
“Pas rritjes së rasteve Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar dhe efektet që kanë sjellë në Sistemin Shendëtësor Kombëtarë (National Health System/NHS), është vendosur që asnjë turne nën juridiksionin e BBBC, nuk do të zhvillohet në janar 2021.
Një shqyrtim i mëtejshëm nga drejtuesit e bordit të panelit mjekësor, do të nis më vonë në janar në lidhje me eventet që do të zhvillohen nga shkurti e tutje.”, ka përfunduar BBBC.
Kompania promotore Matchroom Boxing, gjithashtu ka konfirmuar se lufta është shtyrë dhe thonë se “do të shpallim përcaktimin e datës sa më shpejt të jetë e mundur”./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Italia, BE dhe SHBA dënojnë dhunën në protestën para Bashkisë së Tiranës
-
Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe 30-vjeçare
-
Themelimi i Asociacionit është urgjencë, dështimi nënkupton pasoja, thotë BE në 11-vjetorin e marrëveshjes
-
Hoti, Kurtit: Marrëveshja e 2015 ka siguruar dërgimin në Kushtetuese të Asociacionit, e jotja autonomi për serbët