Boks

Covid-19 detyron pezullimin e boksit në Britani për muajin janar


Bordi Britanik i Kontrollit të Boksit (British Boxing Board of Control/BBBC), pezullon çdo aktivitet të muajit janar si pasojë e rritjes së rasteve me Covid-19.

Ndërkaq, ndeshja e shumëpritur midis Josh Kelly-t dhe David Avanesyan për titullin Evropian, që do të zinte vend në 30 janar, do të shtyhet për një tjetër datë.

Në kuadër të këtyre masave BBBC ka dekluar:

Pas rritjes së rasteve Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar dhe efektet që kanë sjellë në Sistemin Shendëtësor Kombëtarë (National Health System/NHS), është vendosur që asnjë turne nën juridiksionin e BBBC, nuk do të zhvillohet në janar 2021.

Një shqyrtim i mëtejshëm nga drejtuesit e bordit të panelit mjekësor, do të nis më vonë në janar në lidhje me eventet që do të zhvillohen nga shkurti e tutje.”, ka përfunduar BBBC.

Kompania promotore Matchroom Boxing, gjithashtu ka konfirmuar se lufta është shtyrë dhe thonë se “do të shpallim përcaktimin e datës sa më shpejt të jetë e mundur”./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore