Shqipëria

COVID-19/ Bien vdekjet dhe rastet e reja në Shqipëri


Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar dy humbje jete nga coronavirus-i, dhe kanë rezultuar pozitivë 563 persona.

Kjo ditë ka shënuar një rënie të rasteve pozitive.

Në Spitalin Infektiv janë duke marrë trajtim spitalor të specializuar 175 pacientë, ku 14 prej tyre janë në gjendje të rënduar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 494 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 177 mijë e 219 që nga fillimi i epidemisë.

Kanë humbur jetën, që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, 2 mijë e 950 qytetarë. Janë kryer mbi 1.32 milionë testime totale dhe 3 mijë e 150 testime ditore.

Aktualisht janë 7 mijë e 894 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bёrё apel qytetarëve për t’u vaksinuar, me qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit që po ofrojnë shërbimin kudo në vend.

Tashmë ka nisur dhe procesi i vaksinimit për fëmijët mbi 12 vjeç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore