Bota

Covid 19: AstraZeneca përsëri problematika në tremujorin e dytë


AstraZeneca thuhet se i ka thënë BE-së se do të japë gjysmën e dozave të vaksinave të coronavirusit në tremujorin e dytë. Prodhuesi i vaksinave gjithashtu ishte përballur me mungesa në tremujorin e parë.

Bashkimi Evropian po përballet me një tjetër bllokim në shpërndarjet e vaksinave të AstraZeneca.

Raportimet e mediaveve njoftuan se dërgesat në tremujorin e dytë ishin duke u zvogëluar nga 180 milionë në 90 milionë doza.

Mungesa mund të pengojë planet e BE-së në qëllimin e saj për të vaksinuar 70% të të rriturve deri në fund të verës.

Çfarë ka thënë AstraZeneca?

Një zëdhënës i ndërmarrjes britanike-suedeze tha se AstraZeneca po rishikon vazhdimisht oraret e dorëzimit dhe informon komisionin në baza javore.

Ajo tha se ata po punojnë “tepër fort” për të përmirësuar zinxhirin e furnizimit në BE dhe gjithashtu për të shfrytëzuar zinxhirin global të furnizimit.

Dërgesat e ngadalta pengojnë vaksinat

BE ka parë gjithashtu pengesa në shpërndarjen e vaksinave të zhvilluara nga BioNtech-Pfizer dhe Moderna – të vetmet të miratuara aktualisht nga rregullatori i barnave në BE.

Vaksina e AstraZeneca mori autorizimin e BE-së në fund të janarit, ndërsa disa shtete të bllokut po përdorin vaksinat e zhvilluara në Rusi dhe Kinë.

Një dokument i ministrisë gjermane të shëndetësisë në 22 shkurt thuhet se tregon se AstraZeneca pret të mbulojë të gjitha mungesat në furnizim deri në fund të shtatorit.

Dokumenti thuhet se sugjeron që Gjermania pret të marrë 34 milionë doza në tremujorin e tretë, duke rritur totalin në 56 milionë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore