Shqipëria

Covid-19: 5 milionë lekë gjobitje për një shoqatë


Drejtoria Vendore e Policisë, Durrë,s ka bërë me dije mëngjesin e 11 shkurtit se përfaqësuesi i një shoqate në Durrës është gjobitur me 5 milionë lekë të vjetra, pasi gjatë kontrollit të policisë u kap duke organizuar një aktivitet në kundërshtim me masat anti-Covid.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale A.D, ka organizuar aktivitet në kundërshtim me aktin normativ, “Ndalim grumbullimesh në vende të mbyllura apo të hapura”.

“Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 5 milionë lekë të vjetra shtetasin A.D (përfaqësues i një shoqate). Ai ka organizuar një aktivitet në kundërshtim me aktin normative “për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, njofton policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid dhe i fton ata të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese, duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore