Aplikacione

Coursera, rritje falë pandemisë


Coursera, platforma e mësimit në internet, ka zbuluar një rritje të të ardhurave nga një rritje e kërkesës në treg për kategorinë e biznesit e shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

Agjensia e lajmeve, Reuters, shkruan se kompania ka bërë të ditur se të ardhurat u rritën me 59% duke shkuar në 293.5 milionë dollarë për vitin e kaluar 2020 të mbyllur më datë 31 dhjetor.

Platforma e mësimit online, Coursera, mundëson kurse mësimi në mekanik, në informatikë dhe në mësimin e gjuhëve duke u përdorur nga më shumë se 3 mijë e 700 kolegje dhe universitete.

Në përgjigje të kushteve të reja të  pandemisë, kompania shtoi opsionin “Coursera for Campus” për të ndihmuar institucionet arsimore të ofrojnë kurse për studentët, të cilëve u duhet të qëndrojnë në shtëpi.

Lidhur me kompaninë, Reuters tregon se Coursera është themeluar në vitin 2012. Investitorët e saj përfshijnë firmën e kapitalit sipërmarrës, GSV Capital dhe Kleiner Perkins.

Në korrik, ajo mundi të grumbullojë 130 milionë dollarë financim duke e çuar bilancin e parave të kompanisë në më shumë se 300 milionë dollarë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore