Sport

Cortina – Medalja e dytë e artë për Kriechmayr


Pas medaljes së artë në Super-G, austriaku Vincent Kriechmayr rrëmben dhe arin e Zbritjes së lirë. Kjo fitore e dyfishtë nuk kishte ndodhur në Kupën e Botës që prej 16 vjetësh, kur Bode Miller e pati realizuar një sukses të tillë në Bormio.

Spektakolar austriaku, i cili zbriti me numrin 1, duke i paraprirë gjermanit Andreas Sander me vetëm një të qintën dhe zviceranit Beat Feuz me 18 të qintat. Tallja e vërtetë për Dominik Paris, i katërti me + 65 të qintat, i cili pagoi shtrenjtë një gabim që i kushtoi rreth një sekondë, në fund të një performance praktikisht të përsosur. Shkëlqyeshëm Christof Innerhofer, 90 cent i gjashtë nga fituesi. Më tej Matteo Marsaglia, ndërsa Florian Schieder ka rënë duke rezikuar problemet në gju. Për t’u shënuar ishte akrobacia horizontale 360 gradë e Maxence Muzaton, i cili mbeti në këmbë mrekullisht duke evituar një rrëzim të frikshëm.

Renditja e zbritjes së lirë:

  1. V. Kriechmayr (Austri)
  2. A. Sander (Gjermani)
  3. B. Feuz (Zvicera)

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore