Shëndet

Coronavirus rrit nivelin e ankthit dhe stresit


Mes pandemisë COVID-19, shumë njerëz po gjejnë mënyra për t’u përshtatur me jetën, si dhe po përballen me nivele të larta të ankthit dhe stresit.

Frika dhe paniku në veçanti kanë potencialin “të bëhen shumë problematikë nëse nuk jemi të kujdesshëm në lidhje me të”, shprehet Lauren Murray, psikologe klinike dhe shkencëtare e asociuar në Universitetin Johns Hopkins.

Për shkak se reagimi ynë ndaj frikës mund të ketë një efekt të drejtpërdrejtë në sjelljet tona, thotë ajo.

Frika dhe pasiguria janë emocione të forta dhe përgjigje natyrore ndaj gjërave që  nuk i kuptohen dhe që kërcënojnë sigurinë dhe shëndetin tonë.

“Qendrat tona të frikës na drejtojnë dhe ato na shpëtojnë”, thotë Murray.

Mënyra për ta luftuar këtë është të “tërheqim veten më shumë në trurin racional”, nënkupton psikologia.

Për ta bërë këtë duhet të bëni gjëra që ju bëjnë të lumtur. Aktivitete janë shumë të rëndësishme sepse ato nxisin trurin tuaj të funksionojë në një mënyrë më të shëndetshme.

Mbajtja e një rutine, ndihma me të tjerët dhe menaxhimi i sasisë së lajmeve që shikoni janë gjithashtu të dobishme gjatë kësaj kohe./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore