Lajme

Coronavirus, Izraeli feston lirinë (VIDEO)


Shtimi i rasteve të reja nga Coronavirus në Izrael vazhdon edhe pas vaksinimit masiv. Por pavarësisht kësaj, të gjithë treguesit e kësaj sëmundje, siç janë rastet e rënda dhe vdekjet, kanë një rënie të ndjeshme.

Në 24 orët e fundit, infeksionet e reja kanë qenë 1,472 me një normë pozitive prej 2.1%. Kjo më e ultë që nga dhjetori i kaluar. Në vendin e 9 milion banorëve, 5.2 milion (56%) kanë marrë tashmë dozën e parë të vaksinës dhe gati 4.3 milion gjithashtu të dytën.

Izraeli ka shpenzuar ekuivalentin e rreth 660 milion eurove në vaksinën kundër Coronavirus-it deri më tani, duke blerë rreth 15 milion doza.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore