Futboll

Cor(Pol)onia: Polakët me covid në prag të ndeshjes me Anglinë


Në prag të ndeshjes me Anglinë, e cila do të zhvillohet ditën e mërkurë (31 mars) në orën 20:45, Kombëtares së Polonisë i janë shtuar rastet me Covid-19.

Bëhet fjalë për mesfushorin Grzegorz Krychoëiak dhe mbrojtësin Kamil Piatkoëski. Gjë që do të thotë se tashmë numri total i lojtarëve pozitiv me coronavirus, është katër. Portieri i dytë Lukas Skorupski dhe mesfushori i Leeds United Mateusz Klich, janë dy nga katër lojtarët e kombëtares polake.

Mbrëmjen e ditës së enjte, Pas barazimit 3 – 3 të Polonisë me Hungarinë, në ndeshjen e vlefshme për Botërorin 2022, Skorupski shfaqi simptoma coronavirus-i dhe u vet-izolua menjëherë, përpara se të kryente testin.

Ndërkohë, Klich kishte munguar nga ajo ndeshje, gjithashtu dhe asaj të së dielës të cilën Polonia e fitoi 3 – 0 dhe në fund, do të mungojë edhe në stadiumin “Wembley” të Anglisë, kundër kombëtares së “Tre Luanëve” (Anglia).

Kjo situatë e ndërlikuar, nuk e favorizon aspak Poloninë pasi edhe sulmuesi kapiten Robert Lewandowski, do të mungojë për shkak të një dëmtimi në tendinën e gjurit të djathtë.

Për momentin Polonia renditet dyta në Grupin I, me katër pikë, ku bën pjesë Anglia me gjashtë pikë dhe në vend të parë, Hungari në vend të tretë me 4 pikë, Shqipëria në vend të katërt me 3 pikë dhe Andorra me San Marinon në vend të pestë e të gjashtë, më zero pikë secila.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore