Futboll

Conte para ndeshjes Inter – Sassuolo


Fitorja kundër Bolonjës tashmë është pas. Interi dëshiron të vazhdojë vrapimin, t’i mbajë larg ndjekësit dhe t’i afrohet sa më afër Scudetto-s.
Të mërkurën, më 7 prill, Sassuolo mbërrin në stadiumin San Siro për rikuperimin e ndeshjes që nuk është luajtur për shkak të Covid: është një mundësi për të shkuar në +11 (pikë) në Milano, por duke hedhur një vështrim edhe në ndeshjen Juve – Napoli, që do të luhet në të njejtën kohë. Fitorja e tyre e dhjetë radhazi është në sy, një varg fitoresh që Inter-i nuk e kishte arritur që nga sezoni 2006-2007, kur me Roberto Mancini-n në stol pati 17 suksese radhazi, të cilat çuan në Scudetto me pikë rekord në historinë e klubit.

Në konferencën për shtyp, trajneri i Interit trajtoi këto dhe çështje të tjera, duke prezantuar ndeshjen kundër Sassuolo.

“Të luash të shtunën do të ndikojë si për ne ashtu dhe për Sassuolo-n. Ne jemi mësuar që të luajmë pas 3 ose 4 ditësh” – tha Conte në një konferencë për shtyp – “Në këtë moment është e rëndësishme të kemi entuziazmin dhe dëshirën e duhur: ne jemi duke bërë gjëra të rëndësishme, por rruga s’ka përfunduar ende. Në të gjitha ekipet, të mendosh me “ne” është gjëja më e rëndësishme, sepse individi nuk bën që një ekip të fitojë, është i gjithë ekipi që rrit cilësitë e individit. Djemtë e kanë kuptuar këtë dhe po punojnë të gjithë me këtë frymë”.

Conte nuk e nënvlerëson Sassuolo-n, përkundrazi ai vlerëson cilësitë e De Zerbi si trajner: “Ne përballemi me një ekip që ka identitetin e vet, karakteristikat shumë specifike, ata kanë punuar me Roberto De Zerbi për disa kohë, i cili është një trajner i shkëlqyeshëm, prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm, të respektojmë gjithçka dhe të gjithë, por të përpiqemi të luajmë lojën tonë dhe të marrim më të mirën”, përfundoi Conte.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore