Futboll

Conte: “Lukaku në Sanremo? të këndojë në fushë në San Siro”


Në zemër kam Milan-in, por ndonjëherë bëj tifo dhe për Inter-in” – Silvio Berlusconi


E pashmangshme të mos përmendësh se cili do të jetë dueli më i pritur në fushë, ai mes Romelu Lukaku dhe Zlatan Ibrahimovic, i ndezur më tej nga përplasja e fortë e tyre në takimin e fundit për Kupën e Italisë:

“Do të jetë një ndeshje në të cilën të dy ekipet do të provojnë të superojnë njëra tjetrën. Gjyqtari i caktuar është një gjyqtar i shkëlqyeshëm, le të mos harrojmë se është gjithmonë sport. Nuk e shoh pse mund të krijohen situata që mund të dëmtojnë ekipin. Si ndalet Ibra? Të punosh si ekip, duke minimizuar gabimet. Po flasim për një lojtar të fortë, i cili po i jep shumë Milanit. Ai na shënoi gola në ndeshjet e mëparshme; sështë e thënë ta bëjë edhe këtë herë, por pavarësisht nëse shënon apo jo, ne jemi të interesuar të japim më të mirën tonë dhe të fitojmë derbin” – ka thënë Antonio Conte në konferencë për shtyp.

Dhe mbi një pjesëmarrje të mundshme të Lukakut në Festivalin e Sanremo-s së bashku me suedezin: “Së pari të këndojë nesër në San Siro…”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore