Futboll

Conte: “Duhet të jemi më cinik. Milan nuk ka vetëm Ibra-n”


Traineri i Inter-it Antonio Conte, ka folur në vigjilje të derbit [Inter – Milan], në konferencë, për Kupën e Italisë:

“Do të jetë garë e fortë dhe e rëndësishme për kualifikim. Lautaro dhe Lukaku? I kënaqur me impenjimin e tyre”. Pastaj për Milan: “Nuk kanë vetëm Ibrahimovich”.

Ai dështoi t’i bashkohej Milan-it në krye të klasifikimit të Serie A-s, me barazimin me Udinese dy ditë më parë. Ndërsa sot do të ndeshet direkt me rivalin për çerekfinalet e Kupës së Italisë.

“Nga këndvështrimi psikologjik, kalimi i raundit është shumë i rëndësishëm. Do të duhet të bëjmë një performancë të shkëlqyeshme të ekipit. Lautaro dhe Lukaku? Unë jam i kënaqur me përkushtimin e tyre gjatë gjithë ndeshjes, ndoshta ka momente pak a shumë me fat për një sulmues. E rëndësishme është që gjithmonë të ketë sakrifica të mëdha, dhe nga ana e tyre ka gjithmonë ”

Për kundërshtarët e tij, Conte tha: “Ibrahimovic është një lojtar i rëndësishëm për Milanin, por ata nuk kanë vetëm atë. Ata kanë shumë lojtarë të fortë dhe teknikisht të mirë, të cilët po bëjnë gjëra të rëndësishme”.

“Jo vetëm nesër, por në përgjithësi, duhet të jemi më cinikë dhe të vendosur, sidomos në pasimin e fundit dhe në finalizim, pra në zonën e golit”, përfundoi Conte./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore