Sport

Conte dëshiron të rikthehet tek Inter-i


Trajneri i Tottenham-it, Antonio Conte, duket se nuk është i lumtur në Angli dhe dëshiron një rikthim te skuadra e Inter-it.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat angleze, sipas të cilave Conte dëshiron t’i ribashkohet Inter-n, skuadër me të cilën u shpall kampion në sezonin 2020/21.

Italiani po vuan nën drejtimin e Spurs-ave teksa mungesa e vazhdimësisë e detyron skuadrën nga Londra të luftojë vetëm për vendin e katërt.

Dhe, duke parë këtë situatë, duket se dëshira e trajnerit është të mos e vijojë më aventurën në krye të klubit londinez për sezonin e ardhshëm.

Mediat në Britaninë e Madhe madje shkruajnë se tekniku italian ka zhvilluar bisedime me skuadrën zikaltër.

Ende nuk ka asgjë zyrtare, por fakt është se italiani ruan një marrëdhënie të shkëlqyer me drejtorin e zikaltërve, Beppe Marotta-n.

Ndërkaq, trajneri i Inter-it, Simone Inzaghi, është prej javësh në diskutim pasi zikaltërit në këtë sezon janë jashtë garës së titullit.

Megjithatë një rikthim i mundshëm i Conte-s, atëherë do të mund të çonte në një lamtumirë të mëhershme mes Inzaghi-it dhe Inter-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore