Sport

Conte apo Pochettino, çfarë thotë e ardhmja e stolit madrilen?


Real Madrid-i ka filluar punën për të zgjedhur trajnerin i cili do të zëvendësojë të sapo larguarin Zinedine Zidane.

Normalisht se emrat janë të shumtë, dhe shumë emra të mëdhenjë do të dëshironin t’i bashkoheshin Real Madrid-it.

Por, disa nga mediat më të besueshme spanjolle, por edhe më gjërë, tashmë thonë se dy emra po kryesojnë listën për të qenë trajner të Real Madrid-it.

Ata janë: Mauricio Pochettino dhe Antonio Conte.

I pari, çuditërisht ka dyshime mbi të ardhmen e tij te Paris Saint-Germain.

Jose Felix Diaz, gazetar i Marca-s, thotë që Pochettino mund të largohet nga PSG në orët e ardhshme.

Ëndrra e tij ka qenë gjithmonë Real Madrid-i, dhe tani që vendi është i lirë, ai nuk dëshiron ta humb përsëri mundësinë.

Nëse Pochettino vendos të largohet nga parisienët, kjo do të bëhet zyrtare shumë shpejt, sepse Real Madrid-i nuk ka shumë kohë të pres.

Opsioni tjetër është Conte, i cili me vetdëshirë u tërhoq nga pozita si trajner i kampionëve të Serie A-së, Inter-it.

Conte nuk dëshiron të qëndrojë i pa punë, dhe stoli i Real Madrid-it është një mundësi e madhe për të.

51-vjeçari do të bashkohej me madrilenët vetëm me disa kushte, dhe një nga të është që të ketë zë mbi vendimet e transferimeve.

Nëse Conte bashkohet me Madrid-in, kjo do të thoshte që disa nga lojtarët e Inter-it po ashtu mund të bashkohen me Los Blancos.

Ish-madrileni Hakimi, dhe Lautaro Martinez, janë dy nga emrat e mundshëm.

Orët ose ditët në vazhdim janë vendimtare për të ardhmen e Real Madrid-it, se kush do të jetë në krye të klubit madrilen, shumë shpejt do të kuptohet…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore