Sport

Conor McGregor reagon ndaj Jorge Masvidal: Unë dhe nëna jote shkojmë mirë


Të dy luftëtarët e UFC-së, Conor McGregor dhe Jorge Masvidal po shkëmbejnë replika të forta para një përballje mes tyre në tetëkëndësh.

McGregor dhe Masvidal janë dy nga luftëtarët më të pëlqyer të tifozëve të UFC-së. Për këtë arsye, pritja e një dueli mes tyre është gjithmon në rritje.

Masvidal tha së fundmi se “Conor nuk e dëshiron luftën. Nëse e donte, do të postonte diçka, do të thoshte diçka”.

“Ai ndoshta thjesht do të ofendojë nënën time ose ndonjë të afërm timin ose kombin tim, nga jam unë, por ai nuk do të thotë asgjë për një ndeshje” shkroi amerikani në Twitter.

Mirëpo, “The Notorious” nuk ka mbetur mbrapa dhe po ashtu përmes rrjeteve iu përgjigj fjalëve të atij që mund të jetë rivali i tij në të ardhmen e afërt.

“Të fyesh nënën tënde? Çfarë dështaku je. Nëna jote dhe unë shkojmë mire”, shkruan McGregor.

“Po, nëna ime të do. Ajo e di që do të bëhesh fituesi më i madh për mua dhe një luftë relativisht e lehtë”, u përgjigj një Masvidal.

Gjatë një interviste për “The Sun”, Masvidal u shpreh i bindur se McGregor nuk kishte asnjë shans të fitonte përballë tij. Më tej ai shtoi se “nëse lufton kundër meje, nuk mendoj se do të luftojë më pas asaj”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore