Sport

Conor McGregor paralajmëron rivalët e UFC-së, “numërimi mbrapsht” ka filluar


Conor McGregor po vazhdon stërvitjen përpara rikthimit të tij të shumëpritur në UFC. Ylli irlandez është jashtë që nga viti i kaluar pasi theu këmbën.

33-vjeçari ka shpërndarë një sërë fotosh të tij në mediat sociale duke u stërvitur në Crumlin Boxing Club, ku i ka përmirësuar aftësitë e tij.

Ish-kampioni i dy peshave pësoi humbje të njëpasnjëshme nga Dustin Poirier-i vitin e kaluar. Megjithëse përballja e dytë përfundoi kur ai theu këmbën dhe u detyrua të largohej nga gara.

Ai mbetet një yll i madh “pay-per-view”, ende i uritur për të luftuar më të mirët, por UFC mund të dëshirojë të menaxhojë kthimin e tij.

Michael Chandler, gjithashtu pas dy humbjeve, ka folur rregullisht për një ndeshje të mundshme mes tyre gjatë vitit të kaluar. Dhe vetë McGregor dëshiron të rikthehet për një titull në peshën e lehtë.

Por sipas të gjitha gjasave, kreu i UFC-së, Dana White dhe anëtarët e tjerë nuk do e lejojnë irlandezin të kalojë direkt në luftë për titull dhe mund t’i ofrojnë atij më shumë ndeshje.

Një betejë triologjie me Nate Diaz-in është në skenë. Pavarësisht se ky i fundit më herët është distancuar nga një përballje e tillë.

White është i kujdesshëm ndaj kthimit të McGregor-it dhe nuk e ka me nxitim.

“Unë fjalë për fjalë nuk kam asgjë për të (Conor McGregor) tani, ai nuk është gati”, tha White për “The Sun”.

“I gjithë peizazhi mund të ndryshojë gjatë verës. Do të shohim kur të jetë gati për të luftuar”.

“Dhe kur doktori t’i japë atij 100 për qind leje, ne do të fillojmë të shikojmë kundërshtarët e mundshëm”, përfundoi kreu i UFC-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore