Sport

CONMEBOL pezullon kualifikueset e marsit për Kupën e Botës


Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL) ka shtyrë zyrtarisht kualifikueset për Kupën e Botës, që ishin planifikuar për t’u luajtur gjatë muajit mars.

Vendet e Amerikës së Jugut duhej të luanin dy kualifikuese gjatë marsit, por që nuk do t’i zhvillojnë.

“Komiteti CONMEBOL ka vendosur të pezullojë dy raundet kualifikuese të Katarit 2022 të planifikuara në mars”, thuhet në deklaratën e CONMEBOL-it.

“Vendimi është për shkak të pamundësisë për të pasur të gjithë lojtarët e Amerikës së Jugut në dispozicion në kohën e duhur”.

“FIFA do të shikojë datat e ndeshjeve në mënyrë që të koordinohen me CONMEBOL-in dhe shoqatat anëtare të saj”.

“Opsionet për luajtjen e ndeshjeve do të studiohen në kohën e duhur”, përmbyllet deklarata e CONMEBOL-it.

Ky vendim është rezultat i një takimi të gjatë midis presidentit të FIFA, Gianni Infantino-s dhe presidentit të CONMEBOL, Alejandro Dominguez-it.

Nëse kualifikueset do të luheshin, përfaqësueset më të mira në Amerikën e Jugut do të ishin pa lojtarët e tyre kryesorë, për shkak të kufizimieve të koronavirusit në udhëtimet nga Europa.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore