Sport

CONMEBOL bashkohet me UEFA Nations League nga viti 2024


Të 10 kombet që janë pjesë e CONMEBOL-it në Amerikën e Jugut do të bashkohen Nations League të UEFA-s duke filluar nga viti 2024. Ky është lajmi i bujshëm që vjen nga “ESPN”.

Kjo do të thotë qe disa nga kombëtaret më të mira në planet, si Argjentina, Barazili, apo dhe Uruguaji do të jenë prezente për t’u përballur me kombetarët evropiane.

Plani është që gjashtë skuadrat e renditura më lartë të CONMEBOL-it të behën pjesë e Ligës A. Në këtë ligë janë aktualisht skuadrat më të mira të Evropës si: Anglia, Italia, Gjermania, Spanja, Franca, si dhe Portugalia.

Në Ligën A, nga skuadrat e Amerikës së Jugut do të kalonin kombëtare si: Brazili, Argjentina, Kolumbia, Uruguai, Peruja dhe Kili.

Në Ligën B, ku bënë pjesë edhe Kombëtarja e Shqipërisë aktualisht, do të kalonin skuadra si: Paraguaji, Ekuadori, Venezuela dhe Bolivia.

E thënë ndryshe, Liga A do të përbehej nga 22 skuadra, Liga B nga 20, ndërsa Liga C dhe D do të qëndronin të pandryshuara.

Ndeshjet do të luhen të gjitha në Evropë. Ky format është kundërpërgjigja e UEFA-s për FIFA-n, pasi këta të fundit po punojnë për organizimin dy-vjeçar të Kupës së Botës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore