Përballje

Conference Leauge/ përfundojnë sfidat e xhiros së dytë


Kanë përfunduar edhe ndeshjet e orës 21:00 në xhiron e dytë të grupeve në Europa Conference Leauge.

Tottenham Hotspur ka mposhtur me lehtësi kampionin e Sllovenisë FC Mura, me rezultat 5:1, derisa në këtë takim ishte i pandalshëm sulmuesi Harry Kane, i cili realizoi një tre-golësh.

Në fakt, fitorja për anglezët nuk u diskutua aspak, pasi që në tetë minutat e para të ndeshjes, realizuan dy herë përmes Dele Ali dhe Lo Celso.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2:0, derisa në të dytën, Harry Kane u inkuadrua në lojë, për të shënuar edhe tre golat e tjerë të Tottenham-it.

Me këtë fitore, Tottenham pozicionohet në vendin e parë në Grupin G, me katër pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Rennes e vendit të dytë, ndërsa Mura nuk ka marrë ende asnjë pikë në dy takime.

Dueli tjetër i këtij grupi, mes Vitesse-s dhe Rennes përfundoi në të mirë të këtyre të fundit, me rezultat 1:2.

Holandezët e Vitesse-s e nisën sfidën më mirë, të cilët kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Ëittek në minutën e 20-të të takimit.

Pjesa e parë përfunoi me rezultat 1:0 në favor të vendasve, derisa në atë të dytën Rennes riktheu epërsinë me golat e shënuar nga Guirassy dhe Sulemana.

Në ndeshjen tejtër të Grupit H, Basel deklasoi kazakët e Kirat Almaty me shifrat 4:2.

Zviceranët realizuan tri herë në pjesën e parë, ku Lang shënoi dy gola dhe Arthur gjeti rrjetën një herë, ndërsa në pjesën e dytë Ndoye shënoi për zvicëranët dhe Kante e Alves për mysafirët.

Ndeshjet tjera të orës 21:00 në Europa Conference Leauge përfunduan me këto rezultate:

Copenhagen 3 – 1 Lincoln Red Imps

Feyenoord 2 – 1 Slavia Prague

Omonia 1 – 3 Qarabag

Paok 1 – 1 Slovan Bratislava

Union Berlin 3 – 0 Maccabi Haifa

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore