Sport

Conference League, përfundojnë dy sfidat historike


Kanë përfunduar dy sfidat e para në fazën e grupeve në kompeticionin më të ri të UEFA, Conference League.

Duke qenë se kompeticioni këtë vit është në sezonin e tij të parë, dy sfidat kanë hyrë në histori, pasi janë ndeshjet e para që zhvillohen në fazën e grupeve.

Të dy takimet janë luajtur në Izrael. Maccabi Haifa ka barazuar pa gola ndaj holandezëve të Feyenoord-it, ndërsa Maccabi Tel Aviv ka fituar bindshëm 4-1 përballë Alashkert-it.

Në këto ndeshje të fazës së grupeve janë shënuar disa ngjarrje që cilësohen historike:

Maccabi Tel Aviv-i është skuadra që ka marrë fitoren e parë.

Stipe Perica, lojtari i Tel Aviv-it ka shënuar golin e parë.

Dan Biton i Tel Aviv-it është lojtari që ka dhënë asistin e parë.

Jose Embalo, ka shënuar golin e parë në transfertë.

Maccabi Haifa dhe Feyenoord-i janë skuadrat e para që kanë marr barazim.

Alashkert-i është skuadra që ka marrë humbjen e parë.

Edouardo Guerrero, lojtari i Tel Aviv-it ka marrë kartonin e parë të verdhë.

Ndeshjet e tjera të kompeticionit do të zhvillohen të enjten e 16 shtatorit. Ndërsa, finalja e këtij kompeticioni do të mbahet në Tiranë në stadiumin “Air Albania”, vitin që vjen, 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore