Sport

Conference League/ Ngec Basel-i, triumfojnë LASKU-u, Maccabi Tel Avivi-t dhe AZ Alkmaar-i


Kanë përfunduar 10 ndeshjet e para për këtë të enjte në Conference League. LASK-u, Maccabi Tel Aviv-it, Zorya Luhansk-ut dhe AZ Alkmaar-i kanë arritur të marrin tri pikët.

Dy sfidat e luajtura më herët, në oren 16:30 ishin ato mes Flora Tallinn-it dhe Anorthosis Famagusta-s, si dhe Kairat Almaty me Qarabag-un. Të përfunduara respektivisht në shifrat 2-2 dhe 1-2.

Në tetë ndeshjet e orës 18:45 u prodhuan rezultatet si më poshtë:

LASK 2-0 Alashkert

Maccabi Tel Aviv 3-0 HJK

Gent 1-1 Partizan

Zorya 2-0 CSKA Sofia

AZ Alkmaar 2-0 CFR Cluj

Randers 2-2 Jablonec

Lincoln Red Imps 1-4 Slovan Bratislava

Omonia Nicosia 1-1 Basel

Pas katër javëve të luajtura dhe kur kanë mbetur edhe dy javë para se të përfundoi faza e grupeve, LASK-u, Maccabi Tel Avivi-t dhe Qarabag-u kanë kaluar në raundin tjetër të Conference League deri më tani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore