Shqipëria

Conference League/ Drejtori i Aeroportit të Rinasit: Për dy ditë, 54 fluturime vetëm me tifozë


Në prag të finales së Conference League, e cila do të luhet në Tiranë më 25 maj, drejtori i Përgjithshëm i Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Costandin von Albensleben, në një komunikim për mediat tha se përgjatë dy ditëve, do të ketë 54 fluturime vetëm me tifozë.

“Gjatë ditës së sotme priten 142 fluturime, nga të cilat 18 do të jenë vetëm me tifozë dhe nesër nga 176 fluturime, 36 avionë do të jenë me tifozë”.

CEO-ja i aeroportit raportoi se, “trafiku hyrës për këtë ndeshje ka nisur. Numri më i madh i tifozëve do të vijnë sot dhe nesër, disa nga tifozëve kanë ardhur gjatë këtyre ditëve”.

Kur mbërrijnë dy ekipet?

Gjatë fjalës së tij, ai tha gjithashtu se, edhe dy ekipet e futbollit, Roma dhe Feynoord-i, do të vijnë sot.

“Ne do të jemi shumë të ngarkuar në aeroport për të mirëpritur të gjithë pasagjerët dhe tifozët, por mund t’ju siguroj se trafiku ajror do të vazhdojë në mënyrë normale edhe për fluturimet e zakonshme”, ravijëzoi Von Albensleben.

Sipas tij, data 25 maj mund të jetë “dita më e ngarkuar në historinë e TIA-s”, duke hamendësuar që numri i fluturimeve ditore të kalojë shifrën prej 160.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore