Sport

Collin Sexton refuzon ofertën e parë nga Cleveland Cavaliers


Collin Sexton mund të ndahet me Cleveland Cavaliers, pasi ai kërkon një kontratë masive me vlerë 80 milionë dollarë dhe duket se Cavs nuk janë të gatshëm të shkojnë aq lart.

Cleveland po ofron një marrëveshje 3-vjeçare prej 40 milionë dollarësh, që është më pak se gjysma e asaj që thuhet se po kërkon Sexton.

“Është shumë më pak se ajo që Collin donte fillimisht”, tha reporteri i Cavs Chris Fedor.

“Unë nuk e di se kjo është lloji i marrëveshjes që Collin dhe kampi i tij do të ishin të gatshëm të bënin”.

Agjenti i lirë i kufizuar kishte mesatarisht 16 pikë, 3.3 kërcime dhe 2.1 asistime në 28 minuta për lojë sezonin e kaluar përpara se të pësonte një dëmtim të rëndë që e la jashtë fushës për të gjithë sezonin e rregullt.

Fedor shpjegoi se Sexton mund të pranojë ofertën kualifikuese të Cavs dhe të bëhet një agjent i lirë i pakufizuar verën e ardhshme.

Kërkesat e lojtarit do ta shtynin skuadrën të shpenzojë më shumë sesa që duhet, dhe Cleveland nuk janë të gatshëm ta bëjnë këtë.

Një zgjidhje tjetër që po mendohet është përdorimi i opsionit “Nënshkrim-dhe-shkëmbim “, pasi sipas medias Fadeaway World, Brooklyn Nets do të binte dakord për një shkëmbim mes Sexton e Kyrie Irving.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore