Muzikë

Coldplay lajmëron albumin e ri “Music of the Spheres”


Coldplay

Bendi i famshëm britanik, “Coldplay” edhe zyrtarisht kanë lajmëruar albumin e tyre të ri “Music of the Spheres”, me plot 12 këngë të reja, në bashkëpunim me producentin Max Martin, i cili do të godet tregun me 15 tetor.

Coldplay ka publikuar trailer-in e albumit “Music of the Spheres” së bashku edhe me një shënim në Instagram ku thuhet se një këngë single e titulluar “Coloratura”, do të publikohet këtë të premte, kurse single-i tjetër në shtator.

“Falemenderit që na dëgjoni, ose që vini të na shihni, ose për secilën mënyrë tjetër që jeni takuar me ne përmes muzikës”, thotë shënimi, si dhe “Të gjemi jemi alienë diku”.

Coldplay bëri të ditur të gjithë listën e këngëve të albumit, vetëm se pesë nga këngët janë të shënuara me emoji.

Coldplay, Music of the Spheres 
1. 🪐
2. Higher Power
3. Humankind
4. ✨
5. Let Somebody Go
6. ❤️
7. People of the Pride
8. Biutyful
9. 🌎
10. My Universe
11. ♾️
12. Coloratura

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore