Sport

Colby Covington i reagon Lebron James: “Nuk ke folur për Hong Kongun, ti je një kukull kineze”


Ditëve të fundit, Lebron James është përfolur dhe kritikuar për jetën e tij në politikë.

Pas kritikës së Zlatan Ibrahimovic, ka reaguar edhe ish kampioni i përkohshëm në peshat deri në 77 kilogram në UFC, Colby Covington.

Covington është i njohur për pozicionin e tij politikë, ai mbështet ish- presidentin Donald Trump i cili ka qenë shumë i kritikuar nga Lebron James.

Lebron James kishte thënë se do të luftoje gjithmonë për të drejtat e shkelura, që do përdor platformën e tij dhe do ngre zërin për çdo parregullësi që do ndodhë.

Ndërsa Covington e kritikon këtë deklaratë sepse James asnjëherë nuk ka ngritur zërin për viktimat në Hong Kong. Për vrasjet e muslimanëve dhe për të gjithë njerëzit që punojnë për të krijuar produktet e tij.

“Kur do të flasësh për Hong Kong? Është e drejtë, nuk mundesh. Ti je një kukull kineze! Ti bën milionat duke luajtur një lojë fëmijësh dhe flet për “drejtësi sociale”, por nuk e ke problem të paguash gratë kineze në qindarka për të bërë produktet e tua”, kishte thënë Covington në një postim në Twitter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore