Aplikacione

CNIL ka gjobitur TikTok për “cookies”


Agjencia rregullatore franceze për mbrojtjen e të dhënave (CNIL) ka gjobitur TikTok pesë milionë euro për politikën e tij të cookies.

Aplikacioni, i cili është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, ishte subjekt i mbikëqyrjes së CNIL nga viti 2020 deri në vitin 2022.

CNIL zbuloi se mekanizmi i tij i refuzimit të cookie-ve ishte kompleks në një mënyrë të tillë që praktikisht i bindte përdoruesit të pranonin të gjitha cookie-t.

Cookies që lejojnë një faqe ose aplikacion të gjurmojë të dhënat e përdoruesit por në duar të gabuara teorikisht mund të shkelin privatësinë sepse në thelb gjurmojnë aktivitetet e njerëzve në internet.

CNIL doli në përfundimin se politika e TikTok-it për cookie-t ishte kundër Aktit Francez të Mbrojtjes së të Dhënave, sepse ai “shkel lirinë e pëlqimit të përdoruesve të internetit”.

CNIL zbuloi se TikTok ofroi një mënyrë të thjeshtë për të pranuar cookie-t, por jo një “zgjidhje ekuivalente” që do t’i lejonte një përdoruesi të internetit të refuzonte cookies në një mënyrë të thjeshtë

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore