Lajme

Çmimi kombëtar për vepër jetësore i jepet Mehmet Krajës


Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ndau çmimet vjetore për letërsi. Çmimi kombëtar për vepër jetësore, “Azem Shkreli” i jepet Mehmet Krajës.

“Për mua është nder të jemi këtu së bashku në këtë ditë feste, në këtë ditë të pavarësisë që ne po shënojmë edhe 13 vjetorin, kjo lidhet edhe me çmimin kombëtar jetësor Azem shkreli por edhe për letërsinë për vitin 2020”, tha Dumoshi.

Juria profesionale e mandatuar që të bëjë përzgjedhjen e laureatit për çmimin letrar kombëtar për veprën jetësore Azem Shkreli dhe për çmimet vjetore në letërsi në pajtim me kriteret dhe procedurat e parapara ka vendosur njëzëri ndarjen e çmimeve.

Ndërsa sa u përket çmimeve vjetore për letërsi dhe veprave më të mira të botuara brenda vitit kalendarik 2020, juria ka vendosur ta bëjë këtë ndarje:

Çmimi për veprën më të mirë në prozë ndahet për Ag Apollonin, për veprën “Një fije shprese, një fije shkrepëse”, nga Anton Pashku.

Çmimi për veprën më të mirë në poezi ndahet për Blerina Rugova -Gaxha për veprën, “Thasët”, nga Ali Podrimja.

Çmimi për veprën më të mirë për fëmijë dhe të rinj ndahet për  Nexhat Halimi për veprën “ I vetëm në mal”, Vehbi Kikaj.

Çmimi për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë ndahet për Agron Shala me veprën “ Dekalogu”, Ibrahim Rugova.

Çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe, ndahet për dy autoret e përkthimit, Fatbardha Statovci për veprën” Rasti i çuditshëm i Benjamin Butonit dhe Francis Scott Key Fitzgerald, Pjetër Bogdani dhe për Teutë Blakqorin për veprën, “Vogëlushja”, të Saraha Kutcher.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore