Tregjet

Çmimi i Bitcoin-it ulet me 5%


Çmimi i Bitcoin-it u ul me 5% të mërkurën. Bitcoin pësoi rënie nga çmimi 36 mijë dollarë në 34 mijë dollarë.

Rënia e çmimit vjen një ditë pas deklaratave të Janet Yellen-it, e propozuara për Sekretare e Thesarit të SHBA-së. Ajo sugjeroi që ligjvënësit të kufizonin përdorimin e kriptomonedhave për të zvogëluar financimin e terrorizmit.

Investitorët e Bitcoin-it mbeten në pritje të zhvillimeve presidenciale për investime.

Grayscale Bitcoin Trust (GBTC), institucioni më i madh i investimeve në kriptomonedha bleu 16 mijë e 244 BTC të hënën.

Investimi i Grayscale ndikoi në rritjen e çmimeve nga 15 mijë dollarë në mbi 41 mijë dollarë në tre muajt e fundit.

Tregjet e kriptomonedhave janë në pritje për të konfirmuar nëse blerja e vazhdueshme nga investitorët e mëdhenj do të përkthehet në një rikuperim.

Çmimet e kriptomonedhave pësuan rritje pasi vendimit për përdorimin e teknologjisë Blockchain nga Zyra e Kontrollorit të Valutës e SHBA-së (OCC).

Tregut i kriptomonedhave kaloi vlerën e një trilion dollarëve gjatë janarit./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore