Lajme

Çmimi i Bitcoin-it bie nën 30 mijë dollarë


Çmimi i Bitcoin-it bie nën 30 mijë dollarë për herë të dytë në këtë javë. Kriptomonedha më e madhe në botë pret të rikthehet në shifrat rekord të fillimit të këtij muaji.

Bitcoin ra me 8.7% në 29 mijë e 241 dollarë të mërkurën, para se të rikthehej në çmimin prej 30 mijë e 770 dollarësh. Hera e fundit që kriptomonedha u tregtua nën 30 mijë dollarë ishte në 22 janar.

Bitcoin u rrit me 300% në vitin 2020 dhe kompani si MicroStrategy dhe Marathon kanë investuar në kriptomonedha.

Rritja e Bitcoin-it në një rekord prej 42 mijë dollarësh në 8 janar pasqyron rrezikun që kriptomonedha përbën në tregjet financiare.

Komentet e fundit nga Janet Yellen, Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, kanë ndikuar negativisht në tregjet e kriptomonedhave.

Yellen e komentoi kriptomonedhën si një faktor shqetësues për financimin e terrorizmit dhe krimit./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore